Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rritet numri i rasteve të infeksioneve të transmetuara nga mushkonjat në Evropë

Jetë 18/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjatë kësaj vere, qindra raste të infeksioneve të shkaktuara nga mushkonjat janë regjistruar në Evropë.

Sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), deri tani janë raportuar rreth 470 raste të viruseve West Nile, chikungunya dhe dengue në vende të Bashkimit Evropian dhe disa shtete të tjera në rajon.

Rritja e udhëtimeve ndërkombëtare dhe temperaturat më të larta verore, si pasojë e ndryshimeve klimatike, po e bëjnë më të zakonshme përhapjen e këtyre sëmundjeve virale, shkruan Euronews transmeton Gazeta Shneta.

Virusi West Nile

Tetë vende evropiane kanë raportuar infeksione me virusin West Nile këtë vit: Itali (274), Greqi (35), Serbi (9), Rumani (6), Francë (4), Hungari (2), Spanjë (1) dhe Bullgari (1). Shumica e rasteve janë tek burra mbi 65 vjeç dhe shumica janë shtruar në spital. Të paktën 10 persona në Itali kanë humbur jetën nga ky virus në vitin 2025. Rreth 1 në 150 të infektuar mund të zhvillojë sëmundje të rënda si encefaliti ose meningjiti, të cilat mund të jenë vdekjeprurëse.

Chikungunya

Francë ka raportuar 111 raste të chikungunyas këtë verë, ndërsa Italia ka regjistruar 7 raste. Ky virus nuk është endemik në pjesën kontinentale të BE-së, por temperaturat e larta gjatë verës e lehtësojnë përhapjen nga mushkonjat. Simptomat përfshijnë ethe, lodhje, dhimbje muskujsh dhe nyjeve, të cilat mund të jenë të gjata dhe penguese.

Dengue

Franca ka regjistruar 11 raste, Italia 4 dhe Portugalia 2 raste. ECDC njofton se disa lloje mushkonjash që përhapin dengue janë tashmë të vendosura në pjesë të mëdha të Evropës, ndërsa të tjera janë të zakonshme në Madeira, Qipro dhe rreth Detit të Zi. Shumica e infeksioneve janë të lehta, por në raste ekstreme, dengue mund të jetë vdekjeprurëse. Nuk ekziston një medikament specifik për trajtimin e dengue dhe mënyra më e mirë për parandalim mbetet shmangia e pickimeve nga mushkonjat.

Ekspertët shëndetësorë paralajmërojnë se qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm dhe të marrin masa parandaluese për të mbrojtur veten gjatë sezonit të mushkonjave./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakGreqi/ Kamioni përplaset me dy makina, vdesin 3 shqiptarë
Artikulli i rradhës Gjilan: I riu dyshohet se ra në kontakt me rrymën, dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.