Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studimi i Harvardit arrin të zhdukë simptomat e Alzheimerit për herë të parë tek minjtë

Jetë 20/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shkencëtarët e Harvardit kanë arritur një përparim duke zhdukur simptomat e Alzheimerit tek minjtë duke përdorur kripëra orotati litiumi. Komponimi jo vetëm që përmirësoi kujtesën dhe njohjen, por gjithashtu uli pllakat e proteinave toksike që dëmtojnë trurin.

Studiuesit zbuluan se pacientët me Alzheimer shpesh kanë mungesë litiumi sepse pllakat e bllokojnë metalin. Litiumi është përdorur prej kohësh në trajtimet e çrregullimit bipolar, por kjo është hera e parë që ka treguar efekte të forta kundër Alzheimerit.

Ekspertët paralajmërojnë se nuk është ende i sigurt për pacientët dhe paralajmërojnë kundër vetëmjekimit, pasi litiumi mund të jetë i rrezikshëm. Provat klinike në njerëz do të jenë hapi tjetër dhe nëse është i suksesshëm, ky mund të bëhet një nga përparimet më të rëndësishme mjekësore në vite.

Ndërkaq, sëmundjet neurodegjenerative si Parkinsoni, Alzhaimeri, skleroza dhe demenca mund të jenë pranë zgjidhjes përfundimtare parandalimit ose edhe shërimit të tyre.

Një ekip shkencëtarësh nga “Gates Ventures”, kompania e krijuar nga filantropi dhe miliarderi amerikan Bill Gates, ka identifikuar një seri proteinash të cilat ndodhen në trupin e disa individëve dhe mund të sinjalizojnë rrezikun për t’u prekur nga këto sëmundje.

Rikujtojmë se FDA ka dhënë dritën jeshile për testin e parë të bazuar në analizën e gjakut për diagnostikimin e sëmundjes së Alzheimerit, një teknologji premtuese që së shpejti mund të arrijë në Evropë. Sëmundja e Alzheimerit është forma më e zakonshme e demencës, e cila përkeqësohet me kalimin e kohës, duke i privuar gradualisht të prekurit nga kujtesa dhe pavarësia e tyre. Sipas Fondacionit për të Mposhtur Alzheimerin, 17 për qind e njerëzve mbi moshën 75 vjeç e kanë këtë sëmundje. Edhe pse sëmundja shfaqet te qindra mijëra pacientë, vetëm gjysma diagnostikohet siç duhet.

Artikulli paraprakInfeksionet rezistente ndaj antibiotikëve shkaktojnë dhjetëra mijëra vdekje çdo vit në Gjermani
Artikulli i rradhës 364 pacientë kryen mbi 3 mijë analiza brenda një dite në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.