Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka bërë të ditur sot se në nivel vendi janë regjistruar gjithsej 25 vatra zjarri.
Sipas të dhënave zyrtare, 22 prej tyre janë lokalizuar, ndërsa 3 vatra vazhdojnë të jenë aktive
Institucioni u bën apel qytetarëve që të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë menjëherë çdo rast të dyshuar zjarrvënie në numrat emergjentë 112, 193 dhe 192.
Njëkohësisht, AME ka shprehur mirënjohje për angazhimin e pjesëtarëve të Njësive Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, të cilët po veprojnë pandërprerë në terren për menaxhimin e situatës./Gazeta Shneta/
Postimi i plotë:
RAPORT PËR SITUATËN ME ZJARRE
Prishtinë, 20 gusht 2025
Agjencia e Menaxhimit Emergjent njofton se, sipas të dhënave të pranuara sot, në nivel vendi janë regjistruar gjithsej 25 vatra zjarri. Nga këto, 3 vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa 22 janë lokalizuar.
Agjencia u bën apel të gjithë qytetarëve që të denoncojnë tek organet ligjzbatuese çdo rast të zjarrvënies, të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë në numrat emergjentë 112, 193 dhe 192.
Në të njëjtën kohë, Agjencia shpreh mirënjohje për përkushtimin dhe angazhimin e pjesëtarëve të Njësive Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, të cilët po veprojnë pandërprerë në terren për menaxhimin e situatës.




