Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Problemet me gjumin lidhen me vetëlëndim tek adoleshentët

Jetë 20/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri në Mbretërinë e Bashkuar ka zbuluar se adoleshentët që përballen me probleme me gjumin në moshën 14-vjeçare kanë rrezik më të lartë të vetëlëndohen deri në moshën 17-vjeçare.

Hulumtimi, i publikuar në Journal of Child Psychology and Psychiatry, përfshiu mbi 10 mijë të rinj.

Ata u pyetën për kohën e gjumit gjatë ditëve të shkollës, vështirësitë për të fjetur dhe zgjimet gjatë natës, si dhe nëse kishin praktikuar vetëlëndim. Të njëjtat pyetje iu bënë edhe tre vite më vonë.

Rezultatet treguan se adoleshentët që flinin më pak, që zgjoheshin shpesh natën ose që kishin vështirësi të flinin, kishin më shumë gjasa të raportonin vetëlëndim, edhe pasi u morën parasysh faktorë të tjerë si depresioni, vetëvlerësimi dhe gjendja socio-ekonomike, shkruan Euronews transmeton Gazeta Shneta.

“Problemet me gjumin janë shpesh shenjë paralajmëruese e mendimeve ose sjelljeve vetëvrasëse, prandaj identifikimi i tyre mund të ndihmojë në parandalim të hershëm,” tha profesorja Nicole Tang nga Universiteti i Warwick.

Ekspertët theksojnë se gjumi është një faktor i modifikueshëm dhe përmirësimi i cilësisë së tij mund të ketë ndikim afatgjatë pozitiv në shëndetin mendor të të rinjve.

Akademia Amerikane e Mjekësisë së Gjumit rekomandon që adoleshentët nga 13 deri 18 vjeç të flenë 8-10 orë çdo natë./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak25 vatra zjarri në vend, tri ende aktive – Agjencia e Menaxhimit Emergjent apelon për kujdes
Artikulli i rradhës Studim: Sindroma metabolike rrit rrezikun për sëmundjen e Parkinsonit

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.