Studimet tregojnë se kivi i gjelbër ndihmon në rregullimin e tretjes dhe funksionimin normal të zorrëve.
Kivitë tani janë certifikuar nga BE-ja për të mbajtur sistemin tuaj tretës në rregull, duke u bërë fruti i parë që merr “dritën e gjelbër” për përfitime shëndetësore, raporton Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.
Komisioni Evropian ka dhënë miratimin zyrtar për një deklaratë shëndetësore që thotë: “Konsumimi i kivit të gjelbër kontribuon në funksionimin normal të zorrëve duke rritur frekuencën e jashtëqitjes.”
Ky miratim bën që kivi i gjelbër të jetë fruti i parë që merr një deklaratë të autorizuar shëndetësore nga Bashkimi Evropian, i cili ka një proces shumë rigoroz verifikimi për këto pretendime.
Prodhuesit e ushqimeve nuk mund të bëjnë asnjë deklaratë zyrtare mbi lidhjen midis ushqimit dhe shëndetit pa marrë leje të veçantë nga Komisioni.
Vetëm tre deklarata shëndetësore janë miratuar në pesë vitet e fundit, dhe më pak se një në tetë aplikime kalon provimin shkencor të agjencisë së sigurisë ushqimore të BE-së.
Ky vendim pason një aplikim nga “Zespri International Limited” e Zelandës së Re, tregtuesi më i madh i kivit në botë, që kontrollon rreth një të tretën e tregtisë globale të këtij fruti.
Miratimi vjen pas më shumë se 15 vitesh kërkime që tregojnë se konsumimi i dy kivit të gjelbër në ditë (rreth 200 gram mish) ndihmon në funksionimin normal të zorrëve. /Gazeta Shneta/




