Të mërkurën rreth orës 18:10, njësitet patrulluese nga Drejtoria Rajonale Kufitare Lindje, në bashkëpunim me njësitë e tjera policore, parandaluan një rast kontrabande në fshatin Bugjenicë të Kamenicës.
Policia ndaloi dy automjete me dy të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët kishin ngarkuar mallra – çokollata – me vlerë rreth 2,500 euro (saktësisht 4,032 dhe 2,240 copë), për të cilat nuk posedonin dokumentacion të ligjshëm.
Me urdhër të prokurorit kompetent, është hapur rasti për shkelje të ligjit “Kundërvajtje Doganore”. Mallrat e konfiskuara iu dorëzuan Doganës së Kosovës.




