Një aksident trafiku i ndodhur sot në fshatin Dollc të Klinës ka rezultuar me një viktimë dhe disa të lënduar. Sipas njoftimit të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, një person është sjellë në Emergjencë pa shenja jete.
Përveç viktimës, në spital janë pranuar edhe pesë persona të tjerë, të cilët po marrin trajtimin dhe kujdesin e nevojshëm nga ekipet mjekësore.
Spitali ka bërë të ditur se do të informojë publikun me kohë për çdo zhvillim lidhur me gjendjen shëndetësore të pacientëve. /Gazeta Shneta/



