Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka publikuar disa këshilla për qytetarët se si të mbrohen në rastet kur ajri ndotet nga tymi i zjarreve.
Sipas IKSHPK-së, në këto situata qytetarët duhet të qëndrojnë brenda në shtëpi dhe të marrin masa për të ruajtur shëndetin e tyre, transmeton Gazeta Shneta.
Ndër rekomandimet kryesore janë:
Mbajtja e dritareve dhe dyerve të mbyllura.
Mundësia për ta mbajtur shtëpinë të freskët dhe të pastër.
Shmangia e daljes jashtë për vrapim ose punë fizike kur ajri është i ndotur.
Përdorimi i klimës (kondicionerit të ajrit) në opsionin “ri-qarkullim” për të mos thithur ajër nga jashtë.
Përdorimi i maskës apo mbulesës nëse është e domosdoshme të dilet jashtë.



