Autoritetet shëndetësore evropiane paralajmërojnë për rritje të ndjeshme të rasteve me virusin e Nilit Perëndimor dhe chikungunya, duke e cilësuar këtë si “normalitet të ri” për kontinentin.
Sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), ndryshimet klimatike po zgjasin sezonin e mushkonjave dhe po krijojnë kushte ideale për përhapjen e tyre.
Vetëm këtë vit janë regjistruar 27 shpërthime të chikungunyas dhe 335 raste të virusit të Nilit Perëndimor, disa prej tyre me pasoja fatale, shkruan Euronews transmeton Gazeta Shneta.
ECDC apelon për masa më të forta kundër mushkonjave dhe u rekomandon qytetarëve përdorimin e repelentëve, veshjen mbrojtëse dhe rrjetat e dritareve për të shmangur pickimet./Gazeta Shneta/


