Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Stuhi të fuqishme dhe reshje shiu pritet të godasin rajonin sonte, temperaturat bien në fundjavë

Lajme 21/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Stuhi mjaft të ashpra po parashihet të përfshinë pjesët bregdetare të rajonit gjatë natës, me reshje të dendura shiu por dhe breshër, gjatë kalimit të ciklonit Lukas më në veri të Ballkanit.

Rrebeshe e bubullima nga kjo stuhi mund të përfshinë dhe pjesë të vendit orëve të hershme të mëngjesit të ditës së premtë, pa përjashtuar mundësi që lokalisht të shoqërohen me breshër.

Gjatë ditës më pas nuk mungojnë intervale me diell, derisa në pjesë të vendit frynë erë mjaft e fuqishme jugperëndimore, 9-15m/s, me hove mbi 20m/s (70km/h). P

Pasdite më vonë rrebeshe mund të zhvillohen pjesëve veriore të vendit, apo përreth zonave malore. Temperaturat minimale zbresin deri në 16C e 19C, derisa maksimalet pësojnë rënie në 27C e 29C.

Përgjatë ditës së shtunë kalojnë më shumë vransira me mundësi për riga lokale shiu me gjasë përreth zonave malore. Të dielen do të ketë më shumë intervale me diell.

Temperaturat maksimale zbresin në 25C e 26C, ndërsa minimalet mëngjesin e së dielës deri në 10C.

Në fundjavë frynë erë verilindore e lehtë dhe mesatare 4-11m/s. Në fillim të javës vijuese parashihet mot stabil, kryesisht me diell, me temperatura në rritje deri në 30C ditën e martë./Mendimi për motin

Artikulli paraprakGratë me cirrozë dhe ascites raportojnë cilësi më të dobët të jetës emocionale
Artikulli i rradhës Situatë e rënduar me zjarret në disa fshatra të Klinës, apelohet për kujdes

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.