Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studim: Gjumi i rregullt mund të përmirësojë rikuperimin nga insuficienca kardiake

Jetë 21/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i Universitetit Shkencor dhe Shëndetësor të Oregonit sugjeron se pacientët që rikuperohen nga insuficienca kardiake duhet t’i kushtojnë rëndësi orarit të rregullt të gjumit.

Hulumtimi, i publikuar në JACC Advances, tregoi se personat me gjumë të parregullt kishin mbi dyfish rrezik për një ngjarje klinike brenda gjashtë muajve pas daljes nga spitali, si rikthim në urgjencë, shtrirje apo edhe vdekje.

Nga 32 pacientë të përfshirë në studim, 21 përjetuan një ngjarje klinike, prej të cilëve 13 kishin gjumë të parregullt kundrejt tetë me orar të rregullt, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.

Rreziku i shtuar mbeti i lartë edhe pas marrjes parasysh të faktorëve të tjerë shëndetësorë.

Autorët theksojnë se përveç trajtimeve mjekësore, një orar i qëndrueshëm i gjumit mund të shërbejë si masë e thjeshtë dhe me kosto të ulët për të ulur rreziqet tek pacientët me probleme kardiake.

Sipas studiuesve, hapi i radhës është zgjerimi i kërkimit në një grup më të madh pacientësh për të parë nëse përmirësimi i gjumit ndikon drejtpërdrejt në uljen e ngjarjeve klinike./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKivi i gjelbër bëhet fruti i parë me pretendim shëndetësor të miratuar nga BE-ja
Artikulli i rradhës Vetëaksident në Pejë, vdes një person

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.