Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kivi i gjelbër bëhet fruti i parë me pretendim shëndetësor të miratuar nga BE-ja

Jetë 21/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Bashkimi Evropian ka miratuar për herë të parë një pretendim shëndetësor për një frut të freskët: konsumi i kivit të gjelbër ndihmon funksionimin normal të zorrëve duke rritur frekuencën e jashtëqitjes.

Ky vendim historik e bën kivit e gjelbër frutin e parë që merr dritën jeshile nga Komisioni Evropian, pas një procesi tejet rigoroz verifikimi nga Autoriteti Evropian për Sigurinë e Ushqimit (EFSA). Vetëm tre pretendime shëndetësore janë miratuar gjatë pesë viteve të fundit, ndërsa shumica e aplikimeve nuk kalojnë filtrin shkencor.

Aplikimi u bë nga kompania Zespri International në Zelandën e Re, tregtuesi më i madh në botë i kivit.

Vendimi u bazua në mbi 15 vite kërkime, të cilat treguan se konsumimi i dy kivive të gjelbër në ditë (rreth 200 gramë tul) ndihmon në ruajtjen e rregullsisë së tretjes, shkruan Euronews transmeton Gazeta Shneta.

Shefi ekzekutiv i Zespri, Jason Te Brake, e quajti këtë një arritje të rëndësishme: “Njohja nga Komisioni Evropian e rolit të kivit të gjelbër në shëndetin tretës është një hap i madh përpara”.

Ndërsa shumë produkte si probiotikët apo çajrat bimore ende nuk kanë marrë miratimin e BE-së për pretendime shëndetësore, kivi i gjelbër tashmë ka fituar statusin zyrtar si “fruti që mban tretjen në rregull”./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak97 vatra zjarri u regjistruan sot në Kosovë, 26 ende aktive
Artikulli i rradhës Studim: Gjumi i rregullt mund të përmirësojë rikuperimin nga insuficienca kardiake

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.