Një raport i ri tregon se familjet me fëmijë në trajtim për çrregullimin e spektrit të autizmit (ASD) shpenzojnë mesatarisht 20,122 dollarë, pothuajse 10 herë më shumë se familjet e fëmijëve pa trajtim.
Studimi, i realizuar nga Qendra Kombëtare për Statistika Shëndetësore dhe Agjencia për Kërkime Shëndetësore, përfshiu fëmijë 3–17 vjeç gjatë periudhës 2018–2022.
Shpenzimet kryesore lidhen me vizitat ambulatore (51%) dhe kujdesin në shtëpi (36%), shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.
Terapia për ASD ishte tre herë më e zakonshme tek djemtë, ndërsa fëmijët me sigurim publik shpenzojnë më pak krahasuar me ata me sigurim privat.
Raporti thekson rëndësinë e mbështetjes institucionale dhe ndërhyrjes së hershme për këto familje./Gazeta Shneta/


