Gjatë 24 orëve të fundit, 269 pacientë kanë kryer gjithsej 3,332 analiza në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.
Sipas njoftimit zyrtar të spitalit, bëhet e ditur se janë realizuar edhe një numër i madh shërbimesh të tjera mjekësore duke përfshirë:
– 464 vizita specialistike;
– Aktualisht 167 pacientë janë të shtrirë në spital dhe janë kryer 6 operacione;
– 40 seanca dialize;
– 126 ekzaminime me Rëntgen, 49 me ultrazë, 25 CT dhe 10 MRI, 7 ergometri;
– 12 ehokardiografi, 3 gastroskopi;
– 31 shërbime fiziatrike.
Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 3 lindje (1 djalë dhe 2 vajza).
Spitali i Pejës ka theksuar se vazhdon të ofrojë shërbime të rregullta dhe të specializuara për të gjithë pacientët që kërkojnë ndihmë mjekësore. /Gazeta Shneta/




