Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gazë nuk kanë forcë as të qajnë

Lajme 28/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në Gazë, duke thënë se ata janë aq të dobët fizikisht sa nuk munden as të qajnë.

Duke iu adresuar mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara lidhur me konfliktin izraelito-palestinez, presidentja e kësaj organizate ndërkombëtare bamirëse, Inger Ashing, tha se zia e bukës – që javën e kaluar OKB-ja tha se po ndodh në Gazë – nuk është vetëm term teknik.

“Kur nuk ka ushqim të mjaftueshëm, fëmijët vuajnë nga kequshqyerja akute dhe më pas vdesin ngadalë dhe në dhimbje. Kjo, thënë qartë, është ajo çfarë është zia e bukës”, tha Ashing.

Më pas ajo përshkroi se çfarë ndodh kur fëmijët vdesin nga zia e bukës, proces që sipas saj zgjat disa javë. Trupi, tha Ashing, fillimisht shfrytëzon yndyrën e vet për të mbijetuar, por kur nuk ka më yndyrë trupore, trupi nis të konsumojë vetveten, duke përdorur muskujt dhe organet vitale.

“Megjithatë, klinikat tona janë pothuajse të heshtura. Fëmijët nuk kanë forcë as të flasin e as të qajnë në agoni. Ata shtrihen, të dobët fizikisht, duke vdekur” ngadalë, tha Ashing.

Ajo insistoi se grupet e ndihmës me zë të lartë kanë paralajmëruar për zinë e urisë, kur Izraeli ndaloi që ushqimet dhe gjërat e tjera esenciale të hynin në Gazë, gjatë luftës.

“Të gjithë në këtë mbledhje kanë përgjegjësi morale dhe ligjore që të veprojnë që ta ndalin këtë mizori”, tha Ashing.

OKB-ja shpalli zyrtarisht zinë e bukës në Gazë javën e kaluar, duke fajësuar atë që e quajti pengesë sistematike të ndihmave nga Izraeli gjatë më shumë se 22 muajsh luftë.

Organizata që monitoron urinë, e quajtur Klasifikimi i Integruar i Fazave të Sigurisë Ushqimore, apo IPC, tha se zia e bukës po prek 500.000 njerëz në Qytetin e Gazës dhe deri në fund të shtatorit uria do të përhapet në rreth dy të tretat e tërë territorit palestinez. /REL

 

Artikulli paraprakPesëvjeçari nga Brodi i Shtërpcës sulmohet nga ujku, mjekët konfirmojnë gjendje stabile
Artikulli i rradhës Dritat UV në sallonet e thonjve rrisin rrezikun e kancerit të lëkurës?

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.