Shkencëtarët nga Instituti Mbretëror i Teknologjisë në Suedi (KTH) dhe Universiteti i Uppsala-s kanë zhvilluar një metodë të re që mund të diagnostikojë shpejt sepsën, duke reduktuar kohën nga ditë në vetëm disa orë. Rezultatet e studimit janë publikuar në revistën npj Digital Medicine.
Në vend të kulturimit tradicional të baktereve, që zakonisht kërkon 24 deri në 48 orë për të dhënë rezultatet e para, metoda e re përdor një centrifugë inteligjente dhe mikroskopi automatike të mbështetur nga inteligjenca artificiale, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.
Kjo qasje arrin të ndalojë bakteret në gjak brenda rreth dy orësh, duke lejuar mjekët të fillojnë trajtimin më herët.
“Diagnostikimi i sepsës është një garë me kohën. Çdo orë vonesë në trajtim ul shanset për mbijetesë me 8%,” thotë studiuesja Henar Marino Miguelez, bashkautore e studimit.
Aktualisht, spitalet shpesh përdorin antibiotikë me spektër të gjerë në rastet e dyshuara të sepsës, deri sa të identifikohet patogjeni.
Por ky trajtim i menjëhershëm sjell rreziqe të tjera, si dëmtimi i bakterieve të dobishme në zorrë dhe rritja e rezistencës ndaj antibiotikëve.
Metoda e re ka treguar rezultate të suksesshme për zbulimin e baktereve si E. coli, K. pneumoniae dhe E. faecalis në nivele klinike shumë të ulëta, megjithëse nuk ka qenë efektive për Staphylococcus aureus, i cili fshihet brenda mpiksjeve të gjakut. Shkencëtarët thonë se po punojnë për të përmirësuar këtë aspekt.
“Synimi ynë është që diagnostikimi i infeksioneve të gjakut të bëhet jo më në dy deri në katër ditë, por brenda katër deri në gjashtë orësh,” shpjegon profesori Wouter van der Wijngaart nga KTH.
Kjo arritje premton të revolucionarizojë mënyrën se si trajtohet sepsa, një nga komplikacionet më të rrezikshme dhe kërcënuese për jetën në mjekësi./Gazeta Shneta/


