Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Frutat më të mira për t’u konsumuar çdo ditë për shëndetin e mëlçisë

Jetë 28/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mëlçia është një pjesë kyçe e sistemit natyror të detoksifikimit të trupit, prandaj është jashtëzakonisht e rëndësishme ta mbash këtë organ të shëndetshëm.

Sëmundja e mëlçisë mund të shkaktohet nga një sërë faktorësh, duke përfshirë konsumin e alkoolit, gjenetikën dhe viruset, por edhe dieta luan një rol të madh.

“Në të kaluarën, ndryshimet në dietë ishin e vetmja mënyrë për të trajtuar sëmundjet e mëlçisë”-thotë Dr.Zhaoping Li, duke shtuar, “Cilësia dhe marrja e ushqimit janë thelbësore për shëndetin e mëlçisë”.

Edhe pse nuk ka ndonjë ushqim magjik që do ta transformojë shëndetin e mëlçisë suaj brenda natës, shumë ekspertë bien dakord se një frut në veçanti mbështet organin më të madh të trupit.

Edhe pse shumica e frutave dhe perimeve janë të dobishme për mëlçinë, mjekët theksojnë se boronicat janë veçanërisht efektive. “Boronicat janë një nga frutat më të studiuara për mbrojtjen e mëlçisë dhe kanë një efekt të fuqishëm”-thotë Dr.Anthony Martinez, hepatolog dhe profesor i asociuar i mjekësisë.

Ai shpjegon se kjo është kryesisht për shkak të përmbajtjes së tyre të lartë të polifenoleve, përbërës bimorë të njohur për vetitë e tyre antioksiduese dhe anti-inflamatore, dhe antocianinave, një lloj antioksidanti.

“Boronicat nxisin shëndetin e mëlçisë duke zvogëluar stresin oksidativ, duke zvogëluar inflamacionin, duke përmirësuar metabolizmin e yndyrës dhe duke mbrojtur nga fibroza dhe madje edhe ndryshimet kancerogjene”-shton Dr.Martinez.

Udhëzimet Dietike të SHBA-së rekomandojnë që shumica e të rriturve të konsumojnë 1.5 deri në 2.5 gota me këtë frut në ditë./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakStudim: Shtesat me ekstrakt kakao nuk parandalojnë hipertensionin tek të gjithë
Artikulli i rradhës Mot me diell, temperaturat deri në 36 gradë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.