Gjatë 24 orëve të fundit, Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka kryer saktësisht 2,976 analiza laboratorike për 304 pacientë.
Po ashtu, janë realizuar 433 vizita specialistike, janë trajtuar 154 pacientë të shtrirë, përfshirë 26 pranime të reja, transmeton Gazeta Shneta.
Në fushën e diagnostikimeve, janë kryer 72 Rëntgen, 22 Eho, 15 CT, 11 MRI, 6 Ergometri, 6 Ehokardiografi dhe 1 Gastroskopi.
Po gjatë ditës së djeshme janë kryer 27 dializa, 32 procedura fiziatrike, 7 operacione dhe janë asistuar 2 lindje./Gazeta Shneta/




