Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Moskonstituimi i plotë i Kuvendit ndikon në pasigurinë e vendit

Lajme 01/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Të shtunën, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, mbylli punimet e seancës konstituive. Ai thirri zyrtarisht mbledhjen e parë të Kryesisë së Kuvendit, e cila pritet të mbahet sot në orën 13:00.

Megjithatë, PDK dhe LDK kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në këtë mbledhje, duke e cilësuar ftesën të pakuptimtë, pasi sipas tyre Kuvendi ende nuk është konstituuar plotësisht.

Ndërkohë, derisa të përfundojë konstituimi i plotë i institucioneve, përfshirë edhe formimin e qeverisë së re, ekspertët e sigurisë kanë paralajmëruar për ndikimin që kjo situatë mund të ketë në rritjen e pasigurisë dhe mungesës së stabilitetit politik në vend.

Moskonstituimi i plotë i Kuvendit dhe çdo vonesë në funksionalizimin e tij deri te formimi i qeverisë së re, mund të ketë ndikim të madh në aspektin e sigurisë.

Kështu ka paralajmëruar eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi.

“Moskonstituimi i Kuvendit dhe Qeverisë ka impakte të mëdha. Nuk dua të flas në aspektin ekonomik, financiar dhe të integrimit, të cilat janë po ashtu të mëdha, por në aspektin e sigurisë ka impakte jashtëzakonisht të rënda. Kjo në kuptimin që fare nuk e kemi të mbikëqyrur sektorin e sigurisë. Kemi shumë borde që nuk janë të zgjedhura, komisionet funksionale të Kuvendit që mbikëqyrin FSK-në, Policinë dhe veçmas Inteligjencën. Mos-konstituimi i Kuvendit ka lidhje të drejtpërdrejtë me çështjen e sigurisë së Kosovës. Në një situatë hipotetike, nëse ndodh një gjendje e jashtëzakonshme ku Kuvendi duhet të miratojë propozimin e Presidentes, atëherë kjo mund të jetë një situatë mjaft e ndërlikuar”, tha Ibishi.

Kurse njohësi tjetër i fushës së sigurisë, Avni Islami, tregoi për pasojat e mundshme.

“Në aspektin e sigurisë nuk rrezikohet siguria e vendit, por shumë trajnime dhe donacione të ndryshme mbesin peng i moskonstituimit të Kuvendit, pasi ato duhet të ratifikohen qoftë në Kuvendin e Kosovës apo nga Qeveria që do të dalë me kompetenca të plota nga ana e Kuvendit të Kosovës”, tha Islami.

Ekspertët e sigurisë theksojnë rëndësinë e funksionalizimit të plotë si një domosdoshmëri për shumë aspekte jetike për vendin.

Artikulli paraprakSpitali i Përgjithshëm i Pejës publikon statistikat javore: 23 lindje dhe mbi 18 mijë analiza laboratorike
Artikulli i rradhës Rama: 37 mijë nxënës nisin vitin e ri shkollor në Prishtinë me kurikula digjitale

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.