Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Francë: Ministria e Shëndetësisë urdhëron ngritjen e qendrave mjekësore për të plagosurit nga fronti

Lajme 02/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një qarkore e Ministrisë Franceze të Shëndetësisë ka urdhëruar agjencitë rajonale të shëndetit që të përgatiten për krijimin e objekteve mjekësore të reja, në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, për të përballuar një skenar të mundshëm të ardhjes masive të ushtarëve të plagosur në Evropë.

Sipas të përjavshmes Le Canard Enchainé, që ka siguruar dhe publikuar dokumentin, plani parashikon ngritjen e qendrave rajonale të klasifikimit për të plagosurit. Këto qendra do të shërbejnë për pritjen e ushtarëve që kthehen nga fronti, dërgimin e tyre në spitalet më të përshtatshme civile dhe riatdhesimin në vendet e origjinës pas trajtimit.

Në nivel kombëtar, shteti francez, në koordinim me NATO-n dhe Bashkimin Evropian, është i përgatitur të përballojë një fluks prej 100 pacientësh në ditë për 60 ditë rresht, me kulme aktiviteti që mund të arrijnë deri në 250 pacientë në ditë për tre ditë radhazi.

Ministrja e Shëndetësisë, Catherine Vautrin, e justifikoi këtë hap si pjesë të domosdoshmërisë për të avancuar përgatitjen e “stoqeve strategjike”, njësoj siç bëhet për epidemitë.

Ky zhvillim ka ngjallur debat në Francë, duke rritur pyetjet mbi shkallën e përfshirjes së vendit dhe Evropës në konfliktet aktuale dhe mbi mundësinë e një përshkallëzimi të ri ushtarak në kontinent./TCH/

Artikulli paraprakStudimi i ri zbulon se diabeti ndryshon formën e zemrës
Artikulli i rradhës Sindikatat: Pagat nuk përputhen me koston e jetesës

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.