Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjeku: Kujdes, një grip agresiv nga Australia do të prekë Evropën dhe Shqipërinë

Lajme 03/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gripi agresiv që qarkullon në Australi dhe Hemisferën Jugore do të vijë edhe në Shqipëri. Kështu u shpreh mjeku Skënder Brataj në “Ditarin” me Bruna Çifligun në A2 CNN, i cili paralajmëroi fashat më të rrezikuara për të marrë masa mbrojtëse.

“Nuk është grip ndryshe, por ka veti të mutacioneve prandaj çdo vit këshillohet vaksina. I referohemi fashave në rrezik që nga të vegjlit, të moshuarit që kanë mekanizmat mbrojtës dhe imunitetin më të ulur dhe njerëzit me sëmundje bashkëshoqëruese. Këto janë fashat më të rrezikshme në të gjithë shoqërinë”, tha Brataj.

Brataj theksoi se janë 4 lloje gripërash por vetëm dy prej janë më të përhapur, ndërsa në aktualisht po qarkullon edhe gripi B me nënllojin Viktoria, i cili ka shtuar të infektuarit në Australi, si edhe shtrimet dhe urgjencat.

“Dy herë në vit qarkullon gripi se Hemisfera e jugut është në dimër dhe gripi që kalon hemisferën e jugut aktualisht do të aktivizohet. Janë katër lloj gripërash, A, B, C dhe D. Më të përhapura janë A dhe B, C është më e lehtë dhe D është gripi i kafshëve që nuk rrezikon, por është në vëzhgim. 

Çdo vit kalon A dhe B. Pjesa më e madhe është A, por varet kush mbizotëron atë sezon. Në këtë moment në Australi është h1 n1 dhe do të kalojë me patjetër në Europë. Por edhe gripi B me nënllojin Viktoria po qarkon në këtë moment dhe do të kapin Europën dhe Shqipërinë”, deklaroi Brataj.

Brataj paralajmëron rritje dhe përhapje të këtij gripi, por nuk e shikon situatën alarmante, teksa sugjeron vaksinimin nga gripi për ata që rrezikojnë përfshirë edhe mjekët.

“Duke parë si e përjetoi Australia që pati numër të shtuar të infeksioneve 70% më shumë, dyfishoi urgjencat dhe shtrimet është shqetësuese. Nuk është gjendje alarmante por kapi rritje të këtyre faktorëve. Do ketë përhapje të infeksionit në përmasa më të mëdha. Do të ketë rritje por duhet të jemi të përgatitur që fashat që janë në rrezik duhet të mbrohen dhe të informohen. Gripi çdo vit shkakton pasoja që nga humbja e jetës, humbja e vendit të punës, shkollat. Është shumë e rëndësishme edhe personeli mjekësor të vaksinohet para se të vijë gripi”.

Artikulli paraprakMoti sot: Diell paradite, reshje pasdite
Artikulli i rradhës Studim: Fëmijët me përvoja traumatike kanë më shumë gjasa të ekspozohen ndaj tymit të duhanit në shtëpi

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.