Një studim i ri nga Universiteti i Cincinnati ka zbuluar një lidhje shqetësuese mes përvojave traumatike në fëmijëri dhe ekspozimit të fëmijëve ndaj tymit të duhanit në shtëpi.
Studimi, i udhëhequr nga profesorja Ashley Merianos, tregon se fëmijët që përballen me ndarje prindërore, dhunë në komunitet apo vështirësi financiare kanë më shumë gjasa të jetojnë në ambiente ku përdoret duhani.
Hulumtimi, i botuar në Child Protection and Practice, thekson se edhe kur kujdestarët tymosin jashtë, fëmijët mund të ekspozohen ndaj tymit të tretë mbetje toksike që qëndrojnë në rroba, mobilie dhe mure.
Studimi sugjeron se këto përvoja të vështira mund të jenë një faktor rrënjësor për rritjen e ekspozimit ndaj tymit të duhanit, si të dorës së dytë ashtu edhe të tretë.
Autorët kërkojnë ndërhyrje dhe politika të fokusuara te parandalimi i duhanit dhe ndihma për fëmijët që përballen me trauma, duke theksuar rëndësinë e një qasjeje të ndjeshme ndaj traumës në kujdesin shëndetësor publik.GazetaShneta/


