Një nga mënyrat se si shkencëtarët mendojnë se sëmundja e Alzheimerit mund të zbulohet herët është përmes shëndetit të syve.
Në veçanti, vëmendja është përqendruar tek retina dhe enët e saj të gjakut, me shpresën se ato mund të pasqyrojnë ndryshime që ndodhin gjithashtu në tru.
Rezultatet e një studimi paraklinik të fundit tek minjtë sugjerojnë se ndryshime të dallueshme vaskulare në sy dhe tru ndodhin njëkohësisht, dhe se ekzaminimet më të detajuara të syve mund t’i ndihmojnë mjekët të zbulojnë Alzheimerin dhe demencat e lidhura me të më herët, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.
Ky studim, i botuar në “Alzheimer’s & Dementia”, përfshiu minj me një variant gjenetik të lidhur me Alzheimerin, për të parë nëse ndryshimet në tru dhe sy përputheshin.
Rezultatet e këtij kërkimi mbështesin idenë se minjtë me këtë variant gjenetik përjetojnë ndryshime vaskulare si në tru, ashtu edhe në sy, dhe se ekzaminimi i enëve të gjakut të retinës mund të ndihmojë në diagnostikimin e hershëm të Alzheimerit dhe demencave të ngjashme. /Gazeta Shneta/


