Rreth një në çdo nëntë të rritur në botë jeton me diabet, dhe 90% e tyre vuajnë nga diabeti i tipit 2.
Studimet e mëparshme tregojnë se faktorë të caktuar të stilit të jetesës mund të ulin rrezikun për këtë sëmundje, si ushtrimet e rregullta dhe një dietë e shëndetshme, për shembull dieta mesdhetare.
Një studim i ri ka zbuluar se kombinimi i një diete mesdhetare të kufizuar në kalori, së bashku me ushtrime të moderuara dhe një program humbje peshe, është më efektiv në uljen e rrezikut për diabetin e tipit 2 sesa ndjekja e vetëm dietës mesdhetare.
Sipas Federatës Ndërkombëtare të Diabetit, një në çdo nëntë të rritur në botë ka diabet, dhe shumica absolute ka tipin 2 — një gjendje kronike ku trupi nuk arrin të mbajë në mënyrë të shëndetshme nivelet e sheqerit në gjak.
“Diabeti i tipit 2 është një problem madhor i shëndetit publik në mbarë botën,” tha Jordi Salas-Salvadó, mjek dhe profesor i ushqyerjes në Universitetin Rovira i Virgili, Spanjë. Ai shpjegoi se:
“Shfaqja e diabetit të tipit 2 po rritet paralelisht me epideminë e obezitetit. Kjo sëmundje është një faktor i fortë rreziku për sëmundje kardiovaskulare, verbëri, dështim të veshkave dhe amputim të gjymtyrëve të poshtme, duke ulur cilësinë e jetës dhe duke rritur ndjeshëm shpenzimet shëndetësore”.
Studiot e kaluara tregojnë se rreziqet për diabet mund të ulen edhe duke mos pirë duhan, duke konsumuar alkool me masë, duke fjetur mjaftueshëm, duke ruajtur peshën e shëndetshme, duke ushtruar rregullisht dhe duke ndjekur një dietë të shëndetshme si dieta mesdhetare. /Gazeta Shneta/


