Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studim: Aktivizimi i yndyrës kafe mund të ofrojë strategji të re për trajtimin e obezitetit

Jetë 04/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri i zhvilluar nga Instituti për Kërkime në Biomedicinë (IRB Barcelona) ka identifikuar një mekanizëm të ri premtues për trajtimin e obezitetit, duke aktivizuar yndyrën kafe një tip i veçantë i indit dhjamor që nxit djegien e energjisë.

Kërkimi, i publikuar në revistën Nature Communications dhe i udhëhequr nga Dr. Antonio Zorzano dhe Dr. Manuela Sánchez-Feutrie, tregon se proteina neuritin 1, e njohur më parë për rolin e saj në sistemin nervor, luan gjithashtu një funksion kyç në metabolizëm.

Kur niveli i saj rritet në yndyrën kafe, ajo stimulon aktivitetin mitokondrial dhe gjenerimin e nxehtësisë, duke përshpejtuar djegien e energjisë pa ndikuar në oreksin ose aktivitetin fizik, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.

Eksperimentet tek kafshët treguan se rritja e neuritin 1 solli ulje të shtimit në peshë, përmirësim të ndjeshmërisë ndaj insulinës dhe zvogëlim të inflamacionit të mëlçisë, edhe kur ato ushqeheshin me dieta të pasura me kalori.

“Ndryshe nga barnat aktuale kundër obezitetit, si Ozempic apo tirzepatide, që veprojnë duke ulur oreksin, neuritin 1 funksionon përmes rritjes së shpenzimit energjetik,” theksoi Dr. Zorzano.

Hulumtuesit nënvizojnë se rezultatet janë ende në faza të hershme dhe nevojiten më shumë studime përpara se kjo qasje të mund të zbatohet tek njerëzit.

Megjithatë, të dhënat gjenetike sugjerojnë një lidhje të drejtpërdrejtë mes neuritin 1 dhe predispozitës ndaj obezitetit, duke e bërë këtë proteinë një kandidat të rëndësishëm për zhvillimin e terapive të reja kundër obezitetit, diabetit të tipit 2 dhe sëmundjeve të mëlçisë./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKoha e vakteve në moshë të shtyrë lidhet me shëndetin dhe jetëgjatësinë
Artikulli i rradhës Studim: Ëmbëlsuesit artificialë mund të përshpejtojnë plakjen e trurit

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.