Ministri brazilian i Bujqësisë, Carlos Favaro, tha të enjten se Bashkimi Evropian e ka njohur Brazilin si vend pa grip shpendësh.
Njohja “do të lejojë rifillimin e eksporteve të mishit të pulës në bllok”, shkroi Favaro në një postim në X, raporton Reuters.
Brazili raportoi një shpërthim të gripit të shpendëve në maj, gjë që bëri që disa vende të vendosnin kufizime në eksportet e pulave./Gazeta Shneta/



