Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Një i vrarë dhe të paktën gjashtë të plagosur në një sulm me thikë në Kanada

Lajme 04/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në verilindje të qytetit Winnipeg në provincën Manitoba, Kanada, ku një sulm masiv me thikë ka lënë një të vdekur dhe të paktën gjashtë persona të tjerë të plagosur.

Të enjten, Policia Mbretërore Kanadeze (RCMP) tha se i dyshuari për sulmin me thikë kishte vdekur gjithashtu.

Incidenti, i përshkruar nga policia si një ngjarje “viktimash masive”, ndodhi në Hollow Water First Nation, rreth 200 km (124 milje) në verilindje të qytetit të Winnipeg.

Tetë persona u transportuan me avion ose ambulancë në spitalet lokale, tha Shared Health, autoriteti shëndetësor provincial, raporton BBC, transmeton Gazeta Shneta.

Ata mbërritën me lëndime të ndryshme, tha një zëdhënës.

Ambulanca ajrore Stars konfirmoi se iu përgjigj një emergjence në Hollow Water First Nation të enjten në mëngjes dhe transportoi dy pacientë në Qendrën e Shkencave Shëndetësore në Winnipeg.

Për momentin, detaje të hollësishme mbi motivin apo rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta, ndërsa Njësia e Krimeve të Rënda e RCMP-së ka marrë në dorë hetimin. Policia ka bërë thirrje për qetësi dhe ka garantuar se nuk ka më rrezik publik.

Në një letër drejtuar banorëve të postuar në internet, kryetari dhe këshilli i Hollow River shprehën ngushëllimet e tyre për ata që “u prekën nga kjo tragjedi”.

Komuniteti Anishinaabe ka një popullsi të vogël prej disa qindra banorësh.

Sulmi ndodhi në përvjetorin e tretë të një sulmi masiv me thikë në James Smith Cree Nation dhe fshatin e afërt Weldon, në provincën e Saskatchewan, në të cilin u vranë 11 persona dhe shumë u plagosën./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakShpërthimi i Ebolës vret 15 persona në Kongo
Artikulli i rradhës Brazili shpallet pa grip shpendësh nga BE, hapet rruga për eksportin e mishit të pulës

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.