Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

40% e të punësuarve në Kosovë, me kredi aktive

Lajme 08/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Numri i kredive në sistemin bankar të Kosovës ka shënuar rritje gati 5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Nga 1 janari deri më 27 gusht 2025, kredimarrësit kanë arritur në 26,029, krahasuar me 24,805, sa ishin në të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Kjo sipas të dhënave që Banka Qendrore e Kosovës ka dhënë për Tëvë1.

E sipas BQK-s faktorët kryesorë të rritjes janë nevoja për financim nga ndërmarrjet dhe ekonomitë familjare, si dhe kushtet më të favorshme të ofertës.

“Numri i kredive të reja të lëshuara nga bankat në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025 krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit 2024 është rritur për 4,552 apo një rritje prej 11.8%. Gjithashtu rritje ka shënuar edhe shuma e kredive të reja të lëshuara nga bankat në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025 krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit 2024, me një rritje prej 244.8 milionë euro, apo një rritje prej 20.5%”, thuhet nga BQK.

Sipas ekonomistit, Bashkim Mustafa, në rast se këto kredi do të ishin të orientuara në biznes dhe në hapjen e vendeve të punës, do të kishte një efekt pozitiv në zhvillimin ekonomik të vendit.

“Po të ishin kredi të orjentoheshin në biznes, në ekonomin prodhuese atëherë sigurisht që do të jepshin kontributin e tyre në rritjen dhe zhvillimin ekonomik. Por, në raportin e Bankës Qendrore potencohet që pjesa më e madhe është e kredive konsumuse çka do të thotë që ekonomit familjare këto kredi i përdorin për mbulimin e kostos së lart të jetesës qëështë bërë e pa përballushme për qytetarët e vendit”, vlerëson Mustafa.

E në rast se nuk ka reflektim nga qeveria, sipas Bashkim Mustafës, qytetarët do të vazhdojnë të marrin më shumë kredi për konsum.

“Nëse nuk ka reflektim të qeverisë dhe institucioneve që të ketë lëvizje në rritjen e nivelit të të ardhurave, pavage dhe të ardhurave tjera të ndryshme që vjen nga buxhti i shtetit, sikurisht që nevojat do të plotësohen në form të kredive” , thotë Mustafa.

Ndërsa këtë vit, sipas BQK-së, është shënuar shkalla më e ulët të kredive me probleme.

“Këtë vit kemi shënuar shkallën me të ulët të kredive me probleme të shënuar ndonjëherë, e që është përafërsisht 2% në totalin e kredive, atëherë kemi të bëjmë me një rrezik të ulët të kthimit të kredive. Janë të dhëna që sistemin bankar të Kosovës e krahasojnë me vendet evropiane me shkallen e ulët të treguesve për kreditë me probleme (Non-Performing Loans – NPL), në sistem”, thuhet nga BQK.

E sipas vlerësimeve të BQK-ës në mars të 2025, rreth 40% e të punësuarve në Kosovë zotërojnë kredi aktive.

Artikulli paraprakMoti këtë javë: Tri ditë diell, të enjten reshje shiu
Artikulli i rradhës Grave të sëmura me kancerin e gjirit po ju mungojnë dy ilaçe në QKUK

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.