17-vjeçari nga Kosova, i cili të premten në Essen të Gjermanisë e sulmoi me thikë një mësuese, është jashtë rrezikut për jetën, raporton mediumi ‘Waz.de’.
I riu ishte plagosur rëndë gjatë arrestimit nga policia gjermane.
Të hënën, Policia e Bochumit – që ka marrë përsipër hetimin – njoftoi se gjendja e tij është stabilizuar, por ai vazhdon të qëndrojë i shtruar në spital.
Deri tani, Prokuroria dhe Policia e Essenit nuk kanë dhënë asnjë koment lidhur me motivet e sulmit.
Sipas burimit gjerman, poashtu edhe mësuesja e sulmuar u dërgua menjëherë në Spitalin Universitar të Essenit, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje urgjente kirurgjikale.
Tutje, thuhet se edhe ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.




