Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dy punëtorë të QKUK-së tentuan ta vjedhin dhe ta shesin CT-në e vjetër për hekur, u kapën nga Policia

Lajme 08/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dy punëtorë të QKUK-së dyshohet se tentuan ta vjedhin një pajisje CT të vjetër në QKUK dhe të njëjtën ta shesin për hekur. Ata u kapën nga Policia e Kosovës dhe pajisja u kthye në vendin e saj.

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dy punëtorë tentuan ta vjedhin një aparaturë të vjetër të Tomografisë së Kompjuterizuar (CT) dhe të njëjtën ta shesin për hekur, shkruan Gazeta Shneta.

CT ishte jashtë funksionit që një kohë dhe ishte kategorizuar si mbeturinë metalike për shitje. Kjo pajisje ishte vendosur në hapësirat e Kaldatores së QKUK-së. Por dy punëtorë të QKUK-së tentuan ta vjedhin atë dhe ta shesin.

Por punëtorët u pikasën nga një anëtarë i sigurimit të QKUK-së e më pas u njoftuan edhe përgjegjësit e QKUK-së të cilët e thirrën edhe Policinë e Kosovës, ka mësuar detaje redaksia e Gazetës Shneta.

Dy punëtorët më pas janë intervistuar nga Policia e Kosovës dhe pajisja ishte kthyer sërish në vendin e saj.

Lajmi është konfirmuar edhe nga QKUK, të cilët kanë dhënë disa detaje por nuk kanë treguar se kush janë personat që u përfshinë në këtë vjedhje.

“Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK) ju njofton se në hapësirat e Kaldatores së QKUK-së, është konstatuar mungesa e një pajisjeje të vjetër CT, e cila ishte jashtë përdorimit dhe e deponuar për trajtim si mbeturinë metalike për shitje. Pas njoftimit të menjëhershëm të organeve të rendit, Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe brenda një kohe të shkurtër ka arritur të gjejë pajisjen, e cila më pas është kthyer në vendin e saj”, kanë deklaruar nga QKUK.

Menaxhmenti i QKUK-së ka thënë se janë ndërmarr masa ndaj dy punëtorëve në fjalë, por nuk ka treguar se çfarë zyrtarë janë ata.

“Rasti është nën trajtim nga Policia e Kosovës, ndërsa menaxhmenti i QKUK-së ka ndërmarrë të gjitha masat ndaj personave në fjalë konform legjislacionit në fuqi”, kanë deklaruar nga QKUK.

Gazeta ka kërkuar detaje edhe nga Policia e Kosovës, por të njëjtit nuk i kanë kthyer përgjigje redaksisë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMjeku francez del në gjyq për helmimin e 30 pacientëve, 12 prej të cilëve vdiqën
Artikulli i rradhës OBSH u kërkon talebanëve të heqin kufizimet për punëtoret e ndihmës sociale pas tërmeteve

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.