Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kriza institucionale rrezikon paralizimin e institucioneve të pavarura

Lajme 10/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kriza institucionale e krijuar tash gati pesë muaj ka goditur një numër institucionesh të pavarura. Komisioni i Pavarur i Mediave është një nga organet tashmë me bord jofunksional si pasojë e moskontituimit të Kuvendit.

Megjithatë në këtë institucion thonë se po vazhdojnë kryerjen e detyrave të ditore në respektim të obligimeve ligjore.

“Aktualisht KPM ka mbetur pa kuorum për shkak të skadimit të mandateve të disa prej anëtarëve të saj, kështu që nga moskonstituimi i Kuvendit do të kemi vonesa në formimin e kuorumit të nevojshëm. Zyra Ekzekutive e KPM-së vazhdon me kryerjen e detyrave të saja ditore në respektim të obligimeve ligjore. Gjithashtu Plani i Punës për vitin 2025 është duke u zbatuar me efikasitet. Vonesa në konstituimin e Kuvendit do të rezultojë me grumbullimin e lëndëve të cilat kërkojnë vendimmarrje nga Komisioni dhe vonesa në trajtimin e tyre”, tha Dreshaj për rtv21

Por jo vetëm, KPM-ja. Nga bllokada në Kuvend pësuan edhe një numër institucionesh të tjera. Në listën e institucioneve të pavarura të cilat funksionojnë me mungesa të anëtarëve ose janë jofunksionale bëjnë pjesë edhe Gjykata Kushtetuese, Fondi i Kursimeve Pensionale, Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, RTK-ja, Autoriteti i Pavarur i Konkurrencës e të tjera. 

Për këto dhe institucione të tjera të pavarura Instituti i Kosovës për Drejtësi paralajmëron dëme të pariparueshme si pasojë e krizë institucionale.

“Mbi 17 organe janë duk funksionuar me borde funksionalë ose disa Prej tyre janë paralizuar. Dëmi në disa institucione është i pariparueshme derisa për disa rrezikon te bejet muajt vijues nëse buxhet të miratuar do ketë as projekte për vitin 2026.,…bllokada do ta rrezikojë miratimin e buxhetit dhe funksionimin e institucioneve dhe agjencive”, tha Jakaj

Drejtori i Oda Consulting, politologu Erblin Hoxha ndërkaq thotë se çdo vonesë në krijimin e institucioneve të reja është thellim i krizës për qytetarët. Ai nuk pret formimi të qeverisë së shpejti.

“Çdo dite qe nuk kemi qeveri aq me keq puna ne praktik e kriza për qytetarin çdo dite thellohet. Çdo vonesë nuk është në  të mirë të qytetarëve“, deklaroi Hoxha

Kuvendi i Kosovës është në pritje të vendimit të gjykatës Kushtetuese e cila definon konstituimin e tij ose jo, derisa aktualisht është në fuqi masa e përkohshme e gjykatës  e cila ndalon çdo veprim të deputetëve si dhe çdo procedurë për formimin e Qeverisë deri më 30 shtator.

Artikulli paraprakGoditi me makinë pesë persona në parkun e Vitisë, ndërron jetë 21-vjeçari që po trajtohej në spital
Artikulli i rradhës 15 operacione dhe mbi 3 mijë analiza laboratorike brenda 24 orëve në Spitalin e Pejës

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.