Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

UNICEF: Për herë të parë, fëmijët obezë tejkalojnë ata nën peshë

Lajme 10/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një raport i fundit i UNICEF tregon se më shumë fëmijë në botë janë obezë sesa nën peshë, një zhvillim shqetësues për shëndetin e fëmijëve.

Obeziteti tek fëmijët dhe adoleshentët ka arritur 9,4%, ndërsa përqindja e atyre që janë nën peshë ka rënë në 9,2%. Vetëm në Afrikën nën-Sahariane dhe Azinë Jugore fëmijët janë ende më të predispozuar të jenë nën peshë.

Raporti evidenton se rreth 188 milionë fëmijë të moshës 5–19 vjeç janë obezë, ndërsa 184 milionë janë nën peshë. Drejtoresha ekzekutive e UNICEF, Catherine Russell, tha: “Obeziteti është një shqetësim në rritje për shëndetin dhe zhvillimin e fëmijëve dhe nuk mund të neglizhohet.”

Sipas raportit, një nga arsyet kryesore të obezitetit është konsumi i lartë i ushqimeve ultra-përpunuara, të pasura me sheqer, kripë dhe yndyra të dëmshme, të cilat janë të lidhura me rritjen e presionit të gjakut, sëmundjet e zemrës dhe obezitetin.

UNICEF bën thirrje për ndërhyrje urgjente nga qeveritë, duke përfshirë kufizime në reklamimin e ushqimeve të shpejta dhe të ëmbëlsuara tek fëmijët, ndalimin e shitjes së tyre në shkolla, si dhe programe sociale që lehtësojnë qasjen e familjeve me të ardhura të ulëta tek ushqimet e shëndetshme. Raporti thekson gjithashtu sfidën e “kequshqyerjes së dyfishtë”, ku disa fëmijë përjetojnë nënushqyerje, ndërsa të tjerët mbipesha dhe obezitet.

Në fund, UNICEF nënvizon se masat e shpejta dhe të koordinuara janë të domosdoshme për të parandaluar pasoja serioze shëndetësore dhe për të siguruar një zhvillim të shëndetshëm të breznive të ardhshme.

Artikulli paraprakAbuzimi me substanca psikoaktive në rritje viteve të fundit, prijnë kanabisi e alkooli
Artikulli i rradhës Testi jo-invaziv 3-minutësh ndihmon në diagnostikimin e hershëm të Alzheimerit

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.