Diagnostikimi i hershëm i sëmundjes së Alzheimerit është thelbësor për të fituar kohë për përdorimin e medikamenteve dhe ndryshimet në stilin e jetesës, të cilat mund të ngadalësojnë përparimin e gjendjes.
Studimet kanë treguar se njerëzit me dëmtime të lehta njohëse (MCI) që përjetojnë probleme me kujtesën kanë më shumë gjasa të zhvillojnë Alzheimer më vonë, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.
Një studim i ri tregon se një test tre-minutësh, jo-invaziv, mund të ndihmojë në identifikimin e problemeve të kujtesës tek personat me MCI.
“Alzheimeri diagnostikohet deri në 20 vjet me vonesë,” tha për Medical News Today, George Stothart, PhD, neuroshkencëtar kognitiv dhe pedagog i lartë në Departamentin e Psikologjisë të Universitetit të Bath në Mbretërinë e Bashkuar.
“Nëse mund ta diagnostikojmë më herët, mund të bëjmë tre gjëra shumë të rëndësishme: t’u japim njerëzve mundësinë të zbatojnë ndryshime në stilin e jetesës që dihet se ngadalësojnë sëmundjen… të sigurojmë qasje më të hershme në ilaçet e reja që modifikojnë përparimin e saj, kur ato ka më shumë gjasa të jenë efektive… dhe të përmirësojmë zhvillimin e ilaçeve vetë, duke e bërë më të saktë identifikimin e pacientëve dhe përzgjedhjen e tyre në provat klinike,” shtoi ai.
Stothart është autori kryesor i studimit të ri që tregon se si një test jo-invaziv tre-minutësh mund të përdoret për të identifikuar problemet e kujtesës tek personat me MCI, i cili shpesh është pararendës i Alzheimerit.
Ky studim u publikua së fundmi në revistën “Brain Communications”. /Gazeta Shneta/


