Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Melinda Gates fillon një nismë prej 100 milionë dollarësh për kërkimin mbi shëndetin e grave

Jetë 10/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Filantropia Melinda French Gates do të investojë 50 milionë dollarë në një fond për shëndetin e grave që synon të mbyllë një hendek të madh gjinor në kërkimin mjekësor, tha ajo të mërkurën.

French Gates, grupi Pivotal i të cilit i bashkohet organizatës jofitimprurëse Wellcome Leap në partneritetin me vlerë totale 100 milionë dollarë, vuri në dukje të dhënat që tregojnë se vetëm 1% e fondeve të kërkimit farmaceutik shkuan për shëndetin e grave, jashtë kancerit, në vitin 2024.

Qëllimi i partneritetit është përshpejtimi i kërkimit në fushat me barrën më të lartë të sëmundjeve dhe vdekjeve, dhe të cilat shpesh prekin gratë ndryshe ose në mënyrë disproporcionale në krahasim me burrat, duke përfshirë sëmundjet kardiovaskulare, gjendjet autoimune dhe shëndetin mendor.

“Ne i kemi nënfinancuar vazhdimisht këto fusha”, tha ajo, duke në një intervistë se shëndeti i grave kishte qenë gjithmonë një çështje anësore dhe ajo donte ta bënte atë qendrore, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Shneta.

French Gates ka mbrojtur shëndetin e grave për disa dekada në punën e saj në Fondacionin Gates, nga i cili u largua në vitin 2024. Tani ai drejtohet vetëm nga ish-bashkëshorti i saj, Bill Gates.

Partneriteti i ri vjen një muaj pasi Fondacioni Gates nisi premtimin e vet për të shpenzuar 2.5 miliardë dollarë deri në vitin 2030 për shëndetin e grave të “injoruar” .

French Gates tha se e mirëpriti premtimin për shkak të hendekut të madh të financimit në kërkimin për shëndetin e grave dhe shpresonte që organizatat, si dhe partnerë dhe financues të tjerë, të mund të punojnë së bashku për këtë çështje në të ardhmen.

Pivotal dhe Wellcome thanë në një deklaratë se nuk duhet të ndodhë më që gratë të kalojnë më shumë kohë të jetës së tyre në gjendje të keqe shëndetësore ose të përballen me një shans më të lartë për t’u diagnostikuar gabimisht me një atak në zemër sesa burrat . Gratë gjithashtu meritojnë përgjigje rreth asaj pse 80% e pacientëve me çrregullime autoimune janë femra, dhe dy të tretat e pacientëve me Alzheimer, thanë ata.

Hendeku është i madh dhe i hershëm, shtoi French Gates; vetëm në vitin 1993 u bë ligj që gratë të përfshiheshin në sprovat klinike në Shtetet e Bashkuara.

“Për një kohë shumë të gjatë, grave u është thënë të durojnë atë që duhet të jetë e trajtueshme, t’i pranojnë gjendjet si ‘mistere’ në vend të problemeve që ia vlejnë zgjidhjes”, tha Regina Dugan, drejtoreshë ekzekutive e Wellcome Leap, e cila ka investuar tashmë 150 milionë dollarë në projekte të shëndetit të grave që nga themelimi i saj në vitin 2020.

Partneriteti i ri do të zgjedhë dy projekte kryesore deri në fund të vitit 2026 dhe do të synojë rezultate brenda 3-5 viteve, thanë themeluesit./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakShqipëri: Një verë plot me Covid, përhapja vijon të jetë intensive, ndërsa piku ende nuk është arritur
Artikulli i rradhës Spreji nazal për alergjitë mund të ndihmojë në parandalimin e COVID-it dhe infeksioneve të zakonshme të ftohjes

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.