COVID-19 nuk ishte më ndër 10 shkaqet kryesore të vdekjeve në SHBA gjatë vitit 2024, sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Kombëtare për Statistika Shëndetësore.
Kjo shënon herën e parë që nga fillimi i pandemisë që virusi largohet nga lista, megjithëse ekspertët theksojnë se ai vazhdon të shkaktojë mijëra viktima.
Sipas raportit, sëmundjet e zemrës dhe kanceri mbeten shkaktarët kryesorë të vdekjeve, me mbi 683 mijë dhe 619 mijë raste përkatësisht, shkruan HealthDay përcjell Gazeta Shneta.
Aksidentet e paqëllimshme u renditën të tretat, ndërsa për herë të parë, vetëvrasja hyri në top 10 duke zëvendësuar COVID-19.
Lista vijon me goditjet në tru, sëmundjet kronike të frymëmarrjes, Alzheimerin, diabetin, sëmundjet e veshkave dhe të mëlçisë.
Megjithëse normat e përgjithshme të vdekshmërisë ranë në nivelin më të ulët që nga 2020, dallimet mes grupeve shoqërore mbeten: afro-amerikanët kanë normat më të larta të vdekshmërisë, ndërsa burrat vazhdojnë të preken më shumë se gratë.
Ekspertët theksojnë se shumica e këtyre sëmundjeve janë të parandalueshme përmes ndryshimeve në stilin e jetesës, por paralajmërojnë se mungesa e mbështetjes për kërkimet shëndetësore dhe parandalimin po e përkeqëson situatën./Gazeta Shneta/


