Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Një lëndë ushqyese tek perimet mund të ndihmojë trupin në luftën kundër kancerit

Jetë 16/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një lëndë ushqyese e zakonshme, e gjetur tek perimet me gjethe jeshile dhe tek misri, mund të bëjë më shumë sesa të mbrojë shikimin.

Hulumtimet e reja tregojnë se zeaksantina, një karotenoid me origjinë bimore, mund të forcojë qelizat imune të trupit që luftojnë kancerin dhe ta bëjë imunoterapinë më efektive, shkruan Health Day transmeton Gazeta Shneta.

Studimi, i publikuar së fundmi në revistën “Cell Reports Medicine”, zbuloi se zeaksantina rrit aftësinë e qelizave imune CD8+ T, të cilat shkatërrojnë tumoret, për të sulmuar kancerin.

Kur u dha në formë orale tek minjtë, kjo lëndë ngadalësoi rritjen e melanomës dhe tumoreve të zorrës së trashë. Ky efekt u zhduk sapo qelizat CD8+ T u eliminuan.

“U befasuam kur zbuluam se zeaksantina, e njohur deri më tani për rolin e saj në shëndetin e syve, ka një funksion krejtësisht të ri në forcimin e imunitetit kundër tumoreve,” tha autori kryesor i studimit, Dr. Jing Chen, profesor i mjekësisë në Universitetin e Çikagos.

“Studimi ynë tregon se një lëndë e thjeshtë ushqyese mund të plotësojë dhe të forcojë trajtimet e avancuara kundër kancerit, si imunoterapia,” shtoi ai.

Zeaksantina është e disponueshme gjerësisht si suplement pa recetë për shëndetin e syve.

Megjithatë, studiuesit theksuan se nevojiten prova klinike për të parë nëse këto përfitime vlejnë edhe për pacientët me kancer. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakEmigracioni bëhet shqetësues, Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit
Artikulli i rradhës Kur shtatzënia kërkon kujdes të menjëhershëm

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.