Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nagavci: 500 asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta, po forcohet gjithëpërfshirja në shkolla

Lajme 15/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, tha se është ndarë buxheti 500 asistentë për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta në institucionet arsimore, raporton Ekonomia Online.

Ajo këtë deklaratë e bëri gjatë vizitës shkollës fillore “Mitrush Kuteli” në Prishtinë.

“Si Ministri e Arsimit kemi pasur synim ofrimin e mundësive të barabarta për të gjithë nxënësit dhe respektimin e plotë të gjithëpërfshirjes në shkollat tona. Në këtë drejtim kemi buxhetuar punësimin e 500 asistentëve të fëmijëve me nevoja të veçanta dhe përveç ndarjes së buxhetit dhe planifikimit të vendeve të punës, kemi punuar edhe në përgatitjen e kuadrove, një shtatë gjenerata të rinjve dhe të rejave që kanë përfunduar trajnimet sipas programit Birsen, kualifikimet e nivelit të pestë në mënyrë që të ofrojnë mbështetje për fëmijët me nevoja të veçanta në institucionet edukativo-arsimore.Kemi trajnuar një numër të konsiderueshëm të mësimdhënësve që të punojnë me planin individual arsimor për të gjithë fëmijët për një plan të veçantë”, tha Nagavci.

Ndërsa, drejtoresha e shkollës “Mitrush Kuteli”, Remzije Racaj, u shpreh se po punohet në drejtim të rritjes së kapaciteteve për mbështetje ndaj këtyre fëmijëve, megjithëse nevojat janë ende më të mëdha.

“Viteve të fundit shkolla jonë po fillon të kompletohet dalëngadalë, kemi psikologen e shkollës, mësuesen mbështetëse dhe këtë vit kemi dy asistente. Nuk është e mjaftueshme për të gjithë fëmijët që i kemi, por po shihet që po punojnë këta fëmijë dhe kanë nevojë për asistente. Shkolla në planifikimet e veta ka edhe trajnime për gjithëpërfshirjen brenda shkollës. Mundohemi që këta fëmijë që i kemi, t’i trajtojmë ashtu siç duhet”, tha Racaj.

 

Artikulli paraprakNagavci: Po finalizohet pagesa e mbetur prindërve për tekste shkollore, s’tolerohet asnjë abuzim
Artikulli i rradhës Varianti i ri i Covid-19 mund të shfaqet me ngjirje të zërit si shenjë e hershme

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.