Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nagavci: Po finalizohet pagesa e mbetur prindërve për tekste shkollore, s’tolerohet asnjë abuzim

Lajme 15/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, gjatë një vizite në Qendrën e Studentëve, bëri të ditur se janë drejt finalizimit të pagesës së pjesës së mbetur për prindërit në mbështetje për blerje të librave shkollorë, raporton Ekonomia Online.

“Shifrat e sakta mund t’ua dërgoj brenda ditës. E di që është dërguar në fund të javës së kaluar lista nga ana e ministrisë në Ministrinë e Financave për pagesën e pjesës së dytë të mbetur. Arsyeja që disa prindër kanë pasur pak vonesa në pranimin e mjeteve ka qenë për shkak se sivjet janë konfirmuar nga koordinatorët shkollorë secili prej aplikimeve në mënyrë që të mos ketë asnjë abuzim. Disa nga ato që janë identifikuar nga zyrtarët e Ministrisë së Arsimit ka pasur komunikim”, tha Nagavci.

Ajo tha se vonesat në disa raste janë pasojë e verifikimeve shtesë nga koordinatorët shkollorë për të shmangur çdo mundësi abuzimi.

“Secili prej prindërve ka konfirmuar që është prind apo kujdestar i fëmijës që vijon shkollimin në shkolla dhe se këto mjete do t’i përdorë për atë qëllim, sivjet kemi përdorur edhe një sigurim shtesë: koordinatorët kanë konfirmuar secilin aplikacion përpara se të bëhet transferimi i mjeteve. Sa jam e njoftuar ka qenë numri rreth tre mijë që kanë aplikuar, por nuk janë konfirmuar nga koordinatorët shkollorë”, tha ajo.

Sipas Nagavcit, nuk do të tolerohet asnjë abuzim.

“Ka qenë një shtëpi botuese, ku është konfirmuar që ka pasur mbivendosje të tiketave në çmime. Ne si ministri, por edhe prindërit nëpërmjet inspektorëve dhe mekanizmave që i kanë në kuadër të Ministrisë së Tregtisë kanë filluar monitorimet. Pra, inspektorati ka pasur vizita të ndryshme dhe ka parë nga afër të gjitha rastet e abuzimit dhe natyrisht nuk do të tolerohet asnjë abuzim”, shtoi ministrja në detyrë.

Artikulli paraprakNë Ditën Botërore të Sepsës, mjekët bëjnë thirrje të njohin shenjat e gjendjes
Artikulli i rradhës Nagavci: 500 asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta, po forcohet gjithëpërfshirja në shkolla

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.