Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

AI parashikon rrezikun e mbi 1000 sëmundjeve një dekadë më herët

Jetë 18/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shkencëtarët kanë zhvilluar një mjet të ri inteligjence artificiale (IA) që mund të parashikojë rrezikun e më shumë se 1,000 sëmundjeve, përfshirë kancerin, diabetin dhe sulmet në zemër, deri në 10 vjet përpara diagnozës. 

Modeli u trajnuar me të dhënat e 400 mijë personave nga Mbretëria e Bashkuar dhe u testua me 1.9 milionë individë në Danimarkë.

Ai identifikon modele të shëndetit bazuar në histori mjekësore, zakone si duhanpirja dhe renditjen kronologjike të ngjarjeve shëndetësore, shkruan Euronews transmeton Gazeta Shneta.

Sipas studiuesve, mjeti funksionon si një “parashikim moti”: nuk garanton sëmundjen, por sinjalizon rrezik të lartë.

AI është më e saktë për sëmundjet me zhvillim të parashikueshëm, si disa forma kanceri, diabeti, infarktet dhe sepsa, ndërsa është më pak e besueshme për çrregullime të shëndetit mendor, infeksione apo komplikime të shtatzënisë.

Ekspertët e quajnë këtë një hap të madh drejt mjekësisë parandaluese dhe të personalizuar, megjithëse paralajmërojnë se modeli është ndërtuar mbi të dhëna të kufizuara gjeografikisht dhe demografikisht.

Ende nuk është gati për përdorim klinik, por pritet të ndihmojë në identifikimin e pacientëve me rrezik të lartë dhe në ndërhyrje më të hershme e të përshtatura.

Artikulli paraprakHaxhibeqiri lirohet nga detyra, Arsim Gashi emërohet ud.drejtor i Institutit të Psikiatrisë Forenzike
Artikulli i rradhës 72 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në vend

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.