Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Videolojërat që kombinohen me aktivitet fizik mund të ndihmojnë edhe trurin

Jetë 18/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dëmtimi i lehtë njohës (MCI) shoqërohet me vështirësi në kujtesë dhe mendim, duke rritur rrezikun për zhvillimin e demencës. Një formë trajnimi e quajtur exergaming — që përfshin videolojëra ose sporte virtuale që kërkojnë lëvizje fizike — po shihet si një mënyrë premtuese për të përmirësuar shëndetin e trurit.

Një studim i botuar në “Alzheimer’s Research and Therapy”, tregoi se trajnimi i rregullt me exergaming mund të ndikojë pozitivisht në lëndën gri dhe të bardhë të trurit, ndryshime që lidhen me përmirësime njohëse te njerëzit me MCI, shkruan Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Ndikimi tek dëmtimi i lehtë njohës

Sipas neurologut Amarish Dave, MCI përfshin një rënie të matshme të kujtesës dhe mendimit përtej procesit normal të plakjes, por pa humbje të plotë të pavarësisë. Shpesh, kjo gjendje është pararendëse e demencës, sidomos e Alzheimerit.

Tek individët me MCI, ndryshimet në tru ndodhin më shpejt se tek plakja e zakonshme, prandaj ndërhyrjet e hershme janë të rëndësishme.

Studimi ishte pjesë e një prove të kontrolluar, ku 41 pjesëmarrës u ndanë rastësisht në grupin e ndërhyrjes ose atë të kontrollit.

Programi përfshinte trajnime individuale me exergaming dhe ushtrime frymëmarrjeje, pesë herë në javë, nga 24 minuta secili.

Pas 12 javësh, pjesëmarrësit e grupit të ndërhyrjes treguan përmirësime njohëse, veçanërisht në kujtesën verbale afatshkurtër dhe afatgjatë, ndërsa tek grupi i kontrollit u pa përkeqësim.

Ndryshimet në tru

Skanimet MRI treguan rritje të volumit të lëndës gri në hipokampus — një zonë që zakonisht tkurret tek Alzheimeri — dhe përmirësim të integritetit të lëndës së bardhë në korteksin cingulat anterior. Këto ndryshime lidhen pjesërisht me përmirësimin e performancës njohëse.

Ekspertët theksojnë se rezultatet janë premtuese, por numri i vogël i pjesëmarrësve kufizon fuqinë e studimit. Gjithsesi, exergaming shihet si një mundësi inovatore për të ngadalësuar rënien njohëse tek të moshuarit. /Gazeta Shneta/

 

 

Artikulli paraprakRreth 230 pacientë po marrin trajtim në Spitalin e Përgjithshëm Pejë
Artikulli i rradhës Raport i ri akuzon Hamasin për radikalizimin e fëmijëve në shkollat e UNRWA-së në Gaza

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.