Çdo vit, rreth 25 milionë gra në mbarë botën përjetojnë menopauzën — periudhë kur mbaron cikli riprodhues.
Terapia zëvendësuese hormonale (HRT) shpesh u përshkruhet grave që kalojnë menopauzën për të lehtësuar simptomat. Ajo përfshin përdorimin e estrogjenit, progesteronit ose një kombinim të tyre, dhe mund të merret në forma të ndryshme: tableta, xhel, unaza vaginale, injeksione ose fllastera për lëkurën, shkruan Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.
Ashtu si çdo trajtim tjetër, HRT ka efekte anësore dhe rreziqe të mundshme. Studimet e mëparshme kanë treguar se mund të rrisë gjasat për disa lloje kanceri (si kanceri i gjirit dhe ai endometrial) dhe probleme kardiovaskulare si mpiksje gjaku, goditje në tru dhe infarkt.
Një hulumtim i ri, i paraqitur në ‘Takimin Vjetor 2025 të Shoqatës Evropiane për Studimin e Diabetit (EASD)’, tregon se gratë me diabet të tipit 2 që përdorin HRT përmes fllasterave të lëkurës nuk kanë rrezik të shtuar për mpiksje gjaku apo goditje në tru.
Megjithatë, studimi thekson se gratë me diabet të tipit 2 që përdorin HRT në formë orale (tableta) mund të kenë rrezik më të lartë për emboli pulmonare (kur mpiksja e gjakut bllokon arteriet e mushkërive) dhe për sëmundje kardiovaskulare në përgjithësi.
Ky studim ende nuk është publikuar në një revistë shkencore me rishikim nga kolegët. /Gazeta Shneta/


