Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se ka filluar ofrimin e shërbimeve të logopedisë, duke shtuar kështu gamën e trajtimeve që ofrohen për pacientët.
Shërbimet do të zhvillohen në kuadër të repartit të Pediatrisë, ku fëmijët që kanë nevojë për terapi të të folurit dhe komunikimit mund të marrin mbështetje profesionale, shkruan Gazeta Shneta.
Sipas spitalit, në këtë kuadër është angazhuar logopedi Aldemir Kallaq, i cili do të punojë me fëmijët që kanë nevojë për ndërhyrje dhe terapi logopedike.
Ky zhvillim konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt zgjerimit të shërbimeve shëndetësore në këtë institucion./Gazeta Shneta/




