Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Raport i ri akuzon Hamasin për radikalizimin e fëmijëve në shkollat e UNRWA-së në Gaza

Lajme 18/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një raport i publikuar nga organizata UN Watch në Berlin ka akuzuar Agjencinë e OKB-së për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) se ka lejuar Hamasin të radikalizojë breza të tërë fëmijësh palestinezë në Gaza.

Drejtori ekzekutiv i UN Watch, Hillel Neuer, tha në konferencën për media se përmes lidhjeve financiare, operacionale dhe të personelit, UNRWA ka krijuar hapësirë për ndikimin e Hamasit në shkolla. Ai kritikoi gjithashtu vendet donatore, përfshirë Gjermaninë, për mungesë kontrolli, shkruan Euronews transmeton Gazeta Shneta.

Raporti përmend raste të hershme, si ai i vitit 2011 kur sindikata e UNRWA-së në Gaza, nën drejtimin e Suhail Al-Hindi, refuzoi përfshirjen e mësimeve mbi Holokaustin në shkolla. Në vitin 2017, Al-Hindi u lavdërua për qëndrimin e tij kundër këtij programi.

Neuer kërkoi një rishikim ndërkombëtar të plotë dhe reforma gjithëpërfshirëse, duke akuzuar UNRWA-në për “infantilizimin e popullit palestinez”, gjë që sipas tij vetëm sa ushqen varësinë politike dhe pengon stabilitetin afatgjatë.

Nga ana tjetër, Komisioneri i Përgjithshëm i UNRWA-së, Philippe Lazzarini, hodhi poshtë akuzat, duke thënë se Izraeli nuk ka ofruar prova konkrete. Ai paralajmëroi se shkatërrimi i shkollave nga sulmet izraelite po krijon rrezikun e një “gjenerate të humbur” me mbi 660 mijë fëmijë të mbetur pa arsimim.

Izraeli në janar ndaloi aktivitetin e UNRWA-së në territoret palestineze, ndërsa agjencia thotë se vazhdon të përpiqet të ofrojë ndihmë, edhe pse kjo është bërë pothuajse e pamundur për shkak të luftimeve.

UNRWA është themeluar në vitin 1949 dhe ofron ndihmë humanitare, arsim dhe kujdes shëndetësor për miliona palestinezë në Gaza, Bregun Perëndimor dhe shtetet fqinje.

Artikulli paraprakVideolojërat që kombinohen me aktivitet fizik mund të ndihmojnë edhe trurin
Artikulli i rradhës Studim: Barnat Ozempic dhe Zepbound ofrojnë përfitime të reja për pacientët me psoriazë

Ju sugjerojmë

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.