Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza – rezolutë për njohjen e Palestinës në Senatin amerikan

Lajme 19/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një grup senatorësh amerikanë paraqiti të enjten rezolutën e parë në Senat, e cila bën thirrje për njohjen e shtetit palestinez, duke sinjalizuar më tej një ndryshim të qëndrimit të Uashingtonit ndaj Izraelit, pothuajse dy vjet pas fillimit të luftës me Hamasin në Rripin e Gazës.

Rezoluta e propozuar nga demokratët ka gjasa të mos kalojë në Dhomën e Përfaqësuesve, ku republikanët besnikë ndaj presidentit amerikan, Donald Trump kanë shumicën me 53 vota kundrejt 47.

Trump deklaroi të enjten se nuk është dakord me kryeministrin britanik, Sir Keir Starmer në lidhje me njohjen e shtetit palestinez dhe se asnjë republikan nuk është bashkuar me përpjekjet për ta bërë këtë, raporton reuters.

Demokrati Jeff Merkley nga Oregoni, i cili kryeson këtë nismë, deklaroi se “Amerika ka përgjegjësi të udhëheqë dhe koha për veprim ka ardhur”.

Rezoluta i bën thirrje SHBA-së të njohë një shtet palestinez të çarmatosur përkrah një Izraeli të sigurt, duke ofruar shpresë për të dyja palët dhe duke rritur mundësinë për paqe, tha Merkley.

Në Dhomën e Përfaqësuesve, Ro Khanna nga Kalifornia po shpërndan një letër me shpresën për të mbledhur mbështetje për njohjen e shtetit palestinez.

Këto veprime pasqyrojnë një ndryshim qëndrimi mes ligjvënësve për të ushtruar presion ndaj Izraelit që të përfundojë luftën dhe të zbusë krizën humanitare në Gaza, ndërsa konflikti po i afrohet përvjetorit të dytë.

Të tjerë bashkë-nënshkrues të rezolutës në Senat janë demokratët Chris Van Hollen nga Marylandi, Tim Kaine nga Virginia, Peter Welch nga Vermonti, Tina Smith nga Minnesota, Tammy Baldwin nga Wisconsin dhe Mazie Hirono nga Hawaii, si dhe Bernie Sanders nga Vermonti, i pavarur.

Sanders të mërkurën u bë senatori i parë amerikan që e përshkroi si gjenocid situatën në Gaza.

Një komision hetimor i Kombeve të Bashkuara doli në përfundimin këtë javë se Izraeli ka kryer gjenocid në Gaza. Izraeli e ka kundërshtuar këtë konstatim, duke e quajtur të njëanshëm dhe të bazuar në prova të paverifikuara.

Disa aleatë të SHBA-ve po përgatiten të njohin shtetin palestinez, ndërsa udhëheqësit botërorë pritet të mblidhen javën e ardhshme në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në New York.

Një sondazh i Reuters/Ipsos muajin e kaluar tregoi se shumica e amerikanëve – 58 për qind – besojnë se çdo vend në Kombet e Bashkuara duhet ta njohë si shtet Palestinën.

Sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës, numri i viktimave palestineze nga lufta ka kaluar 65 mijë deri të mërkurën. Sipas të dhënave izraelite, në sulmin e Hamasit më 7 tetor 2023, që shkaktoi luftën, u vranë rreth 1200 persona dhe 251 u morën peng. /Telegrafi

Artikulli paraprakMbi 4 milion jetë të humbura për shkak të kujdesit të pamjaftueshëm për diabetin tip 1
Artikulli i rradhës OBSH akuzon gjigantët e ushqimit, duhanit dhe alkoolit për pengimin e politikave “shpëtimtare” të shëndetit

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.