Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

OBSH: Nuk ka prova që lidhin paracetamolin me autizmin

Këshilla për shtatzëna 24/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dalë me një deklaratë mbi çështjet e autizmit dhe përdorimin e paracetamolit gjatë shtatzënisë.

 Sipas OBSH-së, deri më tani nuk ka prova shkencore përfundimtare që tregojnë se përdorimi i këtij ilaçi mund të shkaktojë çrregullime të spektrit të autizmit tek fëmijët, shkruan Gazeta Shneta.

Tutje OBSH nënvizon se shkaqet e autizmit janë komplekse dhe përfshijnë një kombinim faktorësh gjenetikë dhe mjedisorë, ndërkohë që përdorimi i ilaçeve gjatë shtatzënisë është vetëm një nga shumë aspektet që po studiohen.

OBSH rekomandon që gratë shtatzëna të vazhdojnë të ndjekin udhëzimet e mjekëve dhe profesionistëve shëndetësorë për përdorimin e ilaçeve, duke i përdorur ato vetëm sipas nevojës dhe me kujdes të veçantë, sidomos gjatë tremujorit të parë. 

Organizata nënvizon gjithashtu rëndësinë e përdorimit të vaksinave sipas orarit të imunizimit të fëmijërisë, duke sqaruar se studimet e mëdha nga vende të ndryshme kanë treguar se vaksinat nuk shkaktojnë autizëm.

“Aktualisht, rreth 62 milionë njerëz në mbarë botën jetojnë me çrregullime të spektrit të autizmit. Organizata nënvizon se mbështetja për personat autikë dhe familjet e tyre është e rëndësishme dhe duhet të përfshihet si pjesë e përpjekjeve globale për shëndet mendor dhe neurologjik, duke përfshirë edhe diskutimet në nivel të lartë në OKB për NCD-të dhe shëndetin mendor.” thuhet në njoftimin e OBSH-së

Deklarata e OBSH- së,  vjen pas pretendimeve të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili ka deklaruar se përdorimi i paracetamolit gjatë shtatzënisë mund të shkaktojë autizëm tek fëmijët./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSpitali i Prizrenit e shpërblen kompaninë “Termomontimi” me tenderin 2.2 milionë Euro për renovime
Artikulli i rradhës Më 26 shtator mbahet trajnim profesional për ekokardiografinë fetale

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.