Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, MSc. Osman Hajdari, ka bërë emërime të reja në pozita udhëheqëse brenda institucionit, në cilësinë e ushtruesve të detyrës.
Sipas vendimit të publikuar, në pozitat udhëheqëse janë Dr. Shefki Xharra Ushtrues Detyre i Drejtorit Mjekësor,, Burbuqe Gashi është emëruar Ushtruese Detyre e Drejtoreshës së Infermierisë dhe Lumrim Murtezaj është emëruar Ushtrues Detyre i Drejtorit të Administratës dhe Shërbimeve të Përbashkëta.
Këto emërime synojnë të forcojnë strukturën udhëheqëse të spitalit dhe të kontribuojnë në rritjen e efikasitetit dhe cilësisë së shërbimeve shëndetësore për qytetarët e rajonit të Prizrenit./Gazeta Shneta/



