Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

NASA nis misionin për studimin e motit hapësinor

Lajme 24/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shtetet e Bashkuara kanë nisur në hapësirë tri anije kozmike në përpjekje që të monitorojë më mirë motin hapësinor, sikurse janë stuhitë diellore të cilat mund të ndërhyjnë në teknologjinë dhe sistemet energjetike në Tokë.

Tri sondat u lëshuan nga Qendra Hapësinore Kennedy në Florida në një raketë Falcon 9, të ndërtuar nga kompania private SpaceX.

Me të arritur në hapësirë, sondat do të nisin rrugëtimin e gjatë për të arritur në pikën Lagrange 1 – një pikë që përafërsisht është 1.5 milion kilometra nga Dielli, vend që ofron një pikë të qëndrueshme për vrojtim.

Sonda për shenjëzimin ndëryjor dhe përshpejtim (IMAP) do të përdorë instrumentet e tij për të studiuar grimcat me energji të lartë të Diellit dhe flluskën mbrojtëse që gjendet përreth sistemit tonë diellor të njohur si heliosferë, të dhëna të cilat mund të ofrojnë njohuri për motin hapësinor dhe rrezatimin kozmik.

Stuhitë diellore janë ngjarje me nivel të lartë të rrezatimit që shkaktohen nga shkëndijat në sipërfaqen e Diellit. Këto stuhi është shumë vështirë që të parashikohen.

Stuhitë diellore mund të kenë ndikim në aktivitetet në Tokë, përfshirë në aviacion, në komunikimet mobile dhe në rrjetet elektrike – dhe potencialisht mund të vënë në rrezik astronautët dhe satelitët në hapësirë.

Anija kozmike për monitorimin e motit hapësinor SWFO-L1, që operohet nga Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA-së (NOAA), synon që të detektojë paraprakisht ngjarje të motit.

“Kjo mund të parandalojë një kërcënim që po vjen, mund të na jap kohë që të përgatitemi”, tha Irene Parker nga NOAA.

Me informatën paraprake për stuhi të mundshme, autoritetet mund të strehojnë astronautët, të paralajmërojnë pilotët e avionëve për mundësinë e ndërprerjeve të sistemeve të GPS-së dhe të përgatisin rrjetet elektrike për pengesa të mundshme.

Ndërkaq Vëzhguesi Carruthers Geocorona, që do të jetë pasagjeri i tretë në raketën Falcon 9, do të studiojë ekzosferën e Tokës në përpjekje për të kuptuar se si moti hapësinor ndikon në të./REL

Artikulli paraprakTajfuni më i fuqishëm i vitit “Ragasa” godet Kinën jugore, miliona të evakuuar e dhjetëra viktima në Tajvan
Artikulli i rradhës AUV: Peshku në tregun e Kosovës nuk paraqet rrezik për shëndetin publik

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.