Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Tajfuni më i fuqishëm i vitit “Ragasa” godet Kinën jugore, miliona të evakuuar e dhjetëra viktima në Tajvan

Lajme 24/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Tajfuni Ragasa, stuhia më e fuqishme e këtij viti në botë, ka prekur tokën në Kinën jugore të mërkurën pasdite, duke detyruar autoritetet të evakuojnë gati dy milionë njerëz dhe duke shkaktuar dëme masive në rajon.

Më herët, Ragasa shkaktoi përmbytje katastrofike në Tajvan, ku të paktën 17 persona humbën jetën, ndërsa të tjerë raportohen të zhdukur.

Sipas mediave shtetërore kineze, tajfuni bëri landfall në Ishullin Hailing, qyteti i Yanjiang në provincën Guangdong, rreth orës 17:00 me orën lokale të së mërkurës. Edhe pse ishte ulur nga “super tajfun” në “tajfun i rëndë”, Ragasa mbeti jashtëzakonisht shkatërrues, me erëra që arritën deri në 241 km/h në qarkun Taishan.

Stuhia u shoqërua me erëra të forta dhe reshje të dendura shiu, të cilat pritet të vazhdojnë për disa ditë, ndërsa stuhia lëviz drejt perëndimit në brendësi të territorit.

Qytetet e mëdha si Zhuhai, Shenzhen dhe Guangzhou janë në gatishmëri për përmbytje nga deti, ndërsa në zonat malore janë lëshuar alarme të kuqe për rrëshqitje dheu.

Në qytetin Zhuhai, policia patrullonte rrugët me sirena dhe megafonë, duke u kërkuar qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi.

Ndërkohë në Tajvan, autoritetet janë ende duke u përballur me pasojat tragjike të tajfunit. Një liqen i formuar nga një rrëshqitje dheu shpërtheu në qarkun Hualien, duke përmbytur qytetin Guangfu dhe duke lënë pas një katastrofë natyrore të paprecedentë.

Kryeministri Cho Jung-Tai ka kërkuar një hetim të menjëhershëm mbi mënyrën si u kryen evakuimet, pasi shumë banorë nuk u njoftuan në kohë.
“Kjo nuk është për të fajësuar, por për të zbuluar të vërtetën,” deklaroi ai.

Sipas vlerësimeve të gjeologëve, nga shpërthimi i liqenit janë liruar 15.4 milionë tonë ujë – ekuivalenti i 6,000 pishinave olimpike – duke shkaktuar rrënime të shumta, përfshirë shembjen e urave, fundosjen e automjeteve dhe përmbytjen e dhjetëra banesave. Ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë të kontrollojnë derë më derë në zonat më të prekura.

“Jam ende në shok… çdo gjë që njihnim është zhdukur,” tha një banore nga komuniteti indigjen Amis për BBC, pasi ajo dhe burri i saj u detyruan të kalonin natën në një qendër evakuimi.

Edhe pse Ragasa nuk preku drejtpërdrejt Hong Kongun, 90 persona u lënduan si pasojë e erërave dhe reshjeve të forta që goditën qytetin. Autoritetet lëshuan alarmin më të lartë të stuhisë (niveli 10), ndërsa shkollat dhe fluturimet u pezulluan përkohësisht.

Në Filipine, stuhia kaloi më herët këtë javë nëpër ishujt veriorë, duke lënë të paktën 8 viktima, qytete të përmbytura dhe mijëra të zhvendosur.

Me erëra që arritën deri në 260 km/h në kulmin e tij të hënën, Ragasa është tajfuni më i fuqishëm i regjistruar këtë vit në botë. Administrata Meteorologjike e Kinës e ka cilësuar si “Mbreti i Stuhive”, duke paralajmëruar se mund të jetë më shkatërrues se çdo tajfun tjetër që ka goditur Guangdongin këtë vit./TCH

Artikulli paraprakNjë i vrarë, dy të plagosur gjatë të shtënave në një qendër migrantësh në SHBA
Artikulli i rradhës NASA nis misionin për studimin e motit hapësinor

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.