Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kongresi klinik i kirurgëve sjellë në Prishtinë mjekë shqiptarë nga SHBA-ja

Lajme 26/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kongresi i parë klinik i kirurgëve shqiptarë në Prishtinë ka sjell edhe mjek shqiptarë që janë specialistë të fushës së kirurgjisë dhe veprojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nënkryetari i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës për SHBA, Mentor Ahmeti, thotë se pesë kirurgë shqiptarë qe do të ligjërojnë në këtë kongres.

“Është një rritje shumë natyrale e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës në një mënyrë ku i përmbledh të gjithë kirurgët shqiptarë në një kongres mbarë kombëtarë jo vetëm nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria por kemi edhe ligën e mjekëve shqiptarë të Zvicrës, pastaj kemi degën e kolegjit të kirurgëve shqiptarë në Amerikë ku i kemi pesë kirurgë me prejardhje shqiptarë që kanë ardhur prej Amerikës që të japin këtu ligjërata për herë të parë”, tha ai.

Ahmeti konsideron se Kongresi klinik i kirurgëve shqiptarë e ndihmon avancimin e kirurgjisë kosovare.

“I ndihmon shumë kirurgjisë kosovare pasi kirurgët këtu e kanë një dritare shumë të mrekullueshme që të shohin se çka po ngjan në gjithë botën”, theksoi Ahmeti.

Nga Arizona në Kosovë ka ardhur edhe Ylli Zhubi, kirurg kolorektal. Ai thotë se për herë të parë po merr pjesë në Kongresin e kirurgëve shqiptar të cilin e sheh si mundësi për shkëmbim të përvojave më të mira në kirurgji.

“E shoh si shumë të rëndësishëm patjetër për shkëmbimin e informatave, për ecjen e diturisë  këto ndodhin në mbarë botën pse mos të ndodhen edhe tek ne e shoh si shumë të rëndësishme  anën e kolegjit të kirurgëve qe ka investuar  kaq shumë kohë dhe resurse”, tha ai.

Edhe Bledi Brahimaj i cili me profesion është neurokirurg, këtë vit do të ligjërojë përvojat e tij kirurgjikale.

Brahimaj, me prejardhje nga Shqipëria shprehet i lumtur që edhe diaspora shqiptare po mund ta avancojë sistemin shëndetësor në trojet shqiptare.

Për të, Kongresi klinik i kirurgëve shqiptarë është mundësi e shkëmbimit të përvojave më të mira që përkthehet në ndihmë për pacientët shqiptar.

“Neve si diasporë gjithmonë i kemi vendlindjet tona në mendje dhe se si mund të ndihmojmë edhe janë shkëmbime të mendimeve në mënyrë praktike se si mund të ngremë sistemin shëndetësor të Kosovës dhe Shqipërisë ndërmjet shkëmbimit të ideve, shpresojmë që vërtet të ndihmojmë pacientet e Kosovës dhe Shqipërisë”, tha ai.

Sot në Prishtinë ka nisur punimet Kongresi i parë i përbashkët klinik i kirurgëve shqiptarë – një ngjarje historike që bashkon kirurgët nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe diaspora shqiptare. Paralelisht, po zhvillohet edhe Kongresi i pestë i kolegjit të kirurgëve të Kosovës, i cili tashmë është bërë një traditë e rëndësishme shkencore dhe profesionale në vendin tonë.

Ky Kongres do të zgjas deri më 28 shtator dhe këtë vit ka sjell së bashku 235 kirurgë, ndër ta 74 ekspertë ndërkombëtarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Evropa dhe rajoni, të cilët do të ndajnë përvojat, inovacionet dhe sfidat më të reja në fushën e kirurgjisë moderne/KosovaPress

Artikulli paraprakRënia e lindjeve në Britani rrezikon mbylljen e 800 shkollave fillore
Artikulli i rradhës Testi i gjakut, alternativë ndaj kolonoskopisë për zbulimin e kancerit të zorrës së trashë

Ju sugjerojmë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.