Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Arrijnë 85 mijë doza të vaksinës kundër gripit sezonal, vaksinimi në tetor

Lajme 26/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Kosovë kanë arritur 85,000 doza të vaksinave kundër gripit sezonal. Qytetarët në moshë të shtyrë dhe ata me sëmundje kronike do të mund të vaksinohen që nga java e parë e tetorit.

Kështu kanë bërë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë. Institucionet shëndetësore u bëjnë thirrje qytetarëve që të vaksinohen për t’u mbrojtur nga gripi sezonal dhe për të parandaluar komplikimet që ai mund të shkaktojë.

Me qëllim të mbrojtjes së qytetarëve nga gripi sezonal, në Kosovë kanë arritur doza të mjaftueshme të vaksinave kundër gripit sezonal.

Lajmin për Radio Kosovën e bëri të ditur zyrtarja për informim në Ministrinë e Shëndetësisë, Gjylferie Zabeli, e cila njoftoi se vaksinimi kundër gripit sezonal do të fillojë nga java e parë e tetorit.

“Ju informojmë se Ministria e Shëndetësisë, përmes procedurave të prokurimit, ka siguruar 85,000 doza të vaksinave kundër gripit sezonal, të cilat ofrojnë cilësi të garantuar nga brendet më të njohura botërore.

Këto vaksina janë pranuar në depon e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës dhe pritet që shpërndarja e tyre të bëhet në bazë të planit të IKShPK-së për njësitë e vaksinimit në nivel vendi”, tha Zabeli.

Edhe nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik konfirmojnë se vaksinat kundër gripit sezonal kanë arritur në depot e tyre.

Zëdhënësja e IKSHPK-së, Era Pireva, njoftoi se shumë shpejt pritet të fillojë shpërndarja e tyre në njësitë e vaksinimit në të gjithë vendin.

“Ministria e Shëndetësisë për sezonin 2025-2026 ka siguruar 85,000 doza të vaksinës kundër gripit sezonal, të cilat kanë arritur në depon e Institutit dhe gjatë këtyre ditëve do të bëhet shpërndarja e tyre në njësitë e vaksinimit në nivel vendi. Ndërsa, vaksinimi do të nisë nga java e parë e tetorit”, theksoi Pireva.

Me uljen e temperaturave fillon sezoni i gripit, i cili zakonisht shfaqet në fund të shtatorit dhe fillim të tetorit. Vaksinimi mbron organizmin dhe e ndihmon të kalojë më lehtë gripin.

Këtë e thekson mjeku familjar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Valdet Hashani, i cili gjithashtu përmend kategoritë më të rrezikuara nga gripi sezonal që duhet të vaksinohen.

“Kategoritë më të rrezikuara janë pleqtë, gratë shtatzëna, fëmijët, si dhe personat që kanë sëmundje kronike, siç janë diabeti, hipërtensioni, sëmundjet kardiake, pastaj duhet të vaksinohen edhe punëtorët shëndetësorë pasi që ata kanë kontakt të drejtpërdrejtë me pacientët. Këto vaksina e mbrojnë organizmin që ta kalojë gripin më lehtë”, tha Hashani.

Vaksinimi kundër gripit sezonal do të fillojë nga java e parë e tetorit dhe do të ofrohet çdo ditë pune në njësitë e vaksinimit, të cilat funksionojnë brenda qendrave kryesore të Mjekësisë Familjare në çdo komunë të vendit.

Qytetarët mund të drejtohen në këto pika për t’u vaksinuar në mënyrë të sigurt dhe të organizuar, duke u mbrojtur kështu nga komplikimet e gripit sezonal.

Autoritetet shëndetësore apelojnë te të gjitha grupmoshat, veçanërisht te kategoritë më të rrezikuara, që të vaksinohen.

Artikulli paraprakKonfirmohet sëmundja e murtajës së deleve në Kosovë
Artikulli i rradhës Turqi: Ish-burri vret gruan në ambientet e spitalit

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.